VIDEO | Rashica nuk ndalet së shënuari, dopietë për 23 minuta

Milot Rashica po kalon një formë të shkëlqyer te Verder Bremen. Djaloshi nga Vushtrria zhbllokoi takimin ndaj Augsburgut me një gol në minutën e 5-të të takimit dhe në minutën e 28-të shënoi golin e tretë për Verderin. Me dy finalizmet e sotme, Rashica regjistron katër gola në katër ndeshjet e fundit.

Në të dyja golat Rashica tregoi cilësitë e tij të admirueshme me shpejtësinë, driblimin dhe finalizimin perfekt.

Rashica nuk pati një fillim të mirë te sezonit te Verderi, pasi trajneri Florian Kohfeldt nuk ishte krejtësisht i bindur te aftësitë e 22-vjeçarit, por me kalimin e kohës sulmuesi nuk u dorëzua dhe arriti të fitojë besimin e teknikut gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *