VIDEO: Rashica godet në Dortmund, gol që në start

Dortmundi po ndeshet me Verder Bremenin në Kupën e Gjermanisë dhe Milot Rashica e ka nisur nga minuta e parë.

Ylli i Kosovës ka gjetur golin që në minutën e pestë, duke devijuar me zgjuarsi një kros nga Kruze.

Fillim perfekt për Verderin, ndërsa Rashica po konfirmon se është në rritje konstante, duke gjetur gjithnjë e më shumë hapësirë në skuadrën e tij.

Pas dy golave në kampionat, 22-vjeçari ka gjetur edhe golin e parë në kupë për këtë sezon.

https://streamja.com/Qmdd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *