VIDEO | Rashica gjen golin e avantazhit, ndëshkon Laipcigun

0

Milot Rashica është rikthyer te goli. Dardani i Verder Bremenit ka zhbllokuar ndeshjen kundër Laipcigut. Vendasit fituan një penallti në minutën e 35-të, që u rikthye në gol nga sulmuesi shqiptar.

Goli i nëntë në Bundesligë për 22-vjeçarin, i cili numëron edhe pesë asiste të kthyera në gola nga shokët e skuadrës. 1-0 është mbyllur pjesa e parë për Verderin, që shpreson të mbajë këtë rezultat dhe të shpresojë në një frenim të rivalëve për të siguruar një vend në Ligën e Europës.

Gjithsesi, vështirë të ndodhë diçka e tillë, sepse Volfsburgu dhe Hofenhejmi po fitojnë ndeshjet e tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.