VIDEO | Raptors super me Leonard, Curry në histori

Toronto Raptors ka rimarrë kryesimin në serinë e finaleve, teksa mposhtur në ndeshjet e tretë Golden State Warriors me rezultatin 109-123. Një ndeshje e kontrolluar nga kanadezët, që shfrytëzuan mungesat e kampionëve në fuqi. Kevin Durant dhe Klay Thompson nuk ishin dhe Stephen Curry i vetëm nuk mjaftoi për ta.

Ylli i Warriors arriti të shënonte 47 pikë, ndërkohë që asistoi 7 herë dhe rikuperoi 8 topa në tabelë. Curry bëhet i pari basketbollist në finalet e NBA, që arrin të regjistrojë shifra të tilla: 45+ pikë, 5+ rebound, 5+ asiste dhe 5+ trepikësha.

Gjithsesi në krahun tjetër Kawhi Leonard (30 pikë, 6 asiste, 7 rebound), Kyle Lowry (23 pikë, 9 asiste, 4 rebound), Pascal Siakam (18 pikë, 6 asiste, 9 rebound) bashkuan forcat dhe i dhanë fitoren Raptors. Përballja e radhës luhet sërish në shtëpinë e kampionëve në fuqi, të shtunën.

NBA FINALJA – GAME 3
Golden State Warriors-Toronto Raptors 109-123
(29-36; 23-24; 31-36; 26-27)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *