VIDEO | Raptors e Clippers nuk ndalen, Lakers pa “kokë”

Toronto Raptors nuk di të ndalet, teksa këtë herë ka mundur 121-105 Indiana Pacers dhe ka shkuar në kuotën e 30 fitoreve. Ndryshe situata te Los Angeles Lakers, që pa LeBron James ka marrë vetëm një fitore në ndeshjet e fundit. Këtë herë i ka mposhtur Minnesota Timberwolves 108-86. Karl-Anthony Towns (28 pikë, 3 asiste, 18 topa të rikuperuar) dhe Andrew Wiggins (28 pikë) arritën të likuidonin Lakers.

Tobias Harris (28 pikë, 2 asiste, 9 topa të rikuperuar) udhëhoqi Los Angeles Clippers në fitoren ndaj Orlando Magic me rezultatin 106-96. Oklahoma City Thunder është befasuar nga Washington Wizards, që fitoi 98-116. Paul George (20 pikë) dhe Russell Westbrook (22 pikë, 13 asiste, 15 topa të rikuperuar) nuk e ndalën dot humbjen e skuadrës së tyre. Për Wzards spikatën Bradley Beal dhe Otto Porter Jr., të cilët shënuan respektivisht 25 dhe 20 pikë.

Minnesota Timberwolves-Los Angeles Lakers 108-86
Chicago Bulls-Brookly Nets 100-117
Los Angeles Clippers-Orlando Magic 106-96
Atalanta Hawks-Miami Heat 106-82
Oklahoma City Thunder-Washington Wizards 98-116
Toronto Raptors-Indiana Pacers 121-105
Phoenix Suns-Charlotte Hornets 113-119

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *