VIDEO | Raptors dhe Bucks janë makineri, Westbrook futet në histori!

0

Toronto Raptors ia ka dalë ndaj Brooklyn Nets, teksa ka fituar me rezultatin 127-125. Nisja nuk ka qenë e mirë për kanadezët, që në periodën e parë e panë veten në disavantazhin e tetë pikëve. Në dy periodat e tjera ata arritën ta barazonin dhe në fund fituan me vetëm dy pikë më shumë. Kawhi Leonard ishte shënuesi më i mirë, me 30 pikë të realizuara.

Rikthehet Giannis Antetokounmpo, rikthehet edhe Milwaukee Bucks te fitorja. 99-112 përfundoi takimi me Chicago Bulls. Bucks ishin më lart në gjysmën e dytë të ndeshjes, pasi në dy periodat e para gjithçka ishte e balancuar. Antetokounmpo arriti të shënonte 29 pikë, si dhe asistoi 8 herë e rikuperoi 17 topa. Zach LaVine për Chaicago Bulls shënoi 27 pikë.

Paul George (47 pikë, 10 asiste, 12 rikuperime) dhe Russell Westbrook (21 pikë, 11 asiste, 14 rikuperime) kanë marrë skenën në fitoren 120-111 që Oklahoma City Thunder regjistroi kundër Portland Trail Blazer. “Triple-double” për të dy, madje për Westbrook ishte historike. 10 ndeshje radhazi që e bën diçka të tillë, si askush më parë.

Houston Rockets ka likuiduar Dallas Mavericks me rezultatin 120-104. James Harden u ndal në kuotën e 31 pikë, ndërkohë që edhe shokët e tij bënë mirë dhe ndihmuan shumë për ta marrë fitoren ndaj teksanëve. Gerald Green realizoi 19 pikë, Eric Gordon 18, kurse Kenneth Faried dhe Chris Paul nga 17 pikë.

Cleveland Cavaliers-New York Knick 107-104
Detroit Pistons-Washington Wizards 121-112
Indiana Pacers-Charlotte Hornets 99-90
Toronto Raptors-Brooklyn Nets 127-125
Chicago Bulls-Milwaukee Bucks 99-112
Houston Rockets-Dallas Mavericks 120-104
Minnesota Timberwolves-Los Angeles Clippers 130-120
Oklahoma City Thunder-Portland Trail Blazer 120-111
Denver Nuggets-Miami Heat 103-87

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg