VIDEO | Ramos “jashtë piste”, lëvizja mashtruese që e turpëroi në El Clasico

Serxho Ramos është pa diskutim një nga mbrojtësit më të fortë në botë. E ka treguar në fushë, ku me Realin e Madridit ka fituar çdo trofe të mundshëm. Spanjolli mban edhe shiritin e kapitenit te madrilenët, por si çdo lojtar ka edhe ai ndonjë moment jo.

Në përballjen e djeshme me Barcelonën, mbrojtësi Nelson Semedo e bëri Ramosin të dukej keq. Në fund të takimit, pas një sulmi të katalanasve, mbrojtësi madrilen tentoi të ndalonte një kros të portugezit dhe nuk ia doli dot.

Jo vetëm kaq, por spërkata e tij e nxori jashtë fushe. Ramos përfundoi te reklamat, ndërkohë që në twitter është bërë objekt talljeje nga tifozët e shumtë.

https://twitter.com/Damola52210772/status/1093403263611883520

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *