VIDEO | Ramadani ironi për aleancat, Aleksi imiton Evran

0

Futbollisti i Luftëtarit, Albano Aleksi, ka ndarë së fundmi një video të shkurtër në “Instagram” me ndjekësit e tij. Mesfushori fierak ndodhet në autobusin e skuadrës gjirokastrite dhe pranë ka kolegun e repartit, Behar Ramadanin.

Futbollisti shkodran bën një ironi mbi aludimet që kanë qarkulluar në rrjete sociale se midis ekipit të tyre dhe Partizanit ka pasur aleancë për kalimin e kupës.

“Na e lan dhe kampionatin, se Kupën po e po”, thotë Ramadani. Mbylljen e bën fieraku Aleksi, i cili vendos të imitojë frazën e Patris Evras: “Ju duam shumë. I love this game”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.