VIDEO/ “Raketa” nga këmbët e Ziyech, modeli Ajaks nuk po rezulton vetëm një përrallë

Ajaksi arriti në sezonin e shkuar që të magjeps të gjithë tifozët europian. Një grup të rinjsh dhe të bashkuar me elemente pak të njohur, por që arritën të nxirrnin jashtë loje ekipet më të njohura në Europë.

Në këtë mënyrë arritën në gjysmëfinalen e “Champions League”. Disa lojtarë kryesorë u kthyen në qendrën e vëmendjes, ku kulmoi me largimin e De Vrij. Por sërish Ajaksi po rezulton e suksesshme dhe këtë sezon falë një projekti dhe investimeve të ndërtuara prej vitesh.

Fillimisht duke fituar me rezultatin 3-0 ndaj Lile, ndërsa aktualisht po fiton në transfertë me shifrat 0-2 ndaj Valencias. Goli i parë erdhi nga një ekzekutim i mrekullueshëm i Ziyech, që me raketën e lëshuar nga këmbët e tij, topi ka përfunduar në trekëndësh. /Sport Ekspres/