VIDEO/ Quagliarella vjen me një rrufe në qiell të hapur, Hysaj pyet veten: Po si është e mundur?

Napoli është duke fituar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Sampdorias, ndërsa po vazhdohet të luhet ndeshja e vlefshme për kampionatin italian. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e Gatuzos, pas golave të realizuar nga ana e ekipit të Ançelotit, teksa Milik dhe Elmas gjetën rrjetën kundërshtare.

Por një rrufe në qiell të hapur ka rikthyer shpresat e vendasve pas kryeveprës së Quagliarella. Padyshim që mund të quhet goli më i bukur i Serisë A deri tani, me futbollistin në fjalë që nuk njeh plakje. Këtij goli nuk i ka besuar as Elseid Hysaj, që kapet nga kamerat e “Sky Sport” duke pyetur veten: “Po si është e mundur?”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *