VIDEO | “Qesh mirë kush qesh i fundit”, një leksion i pabesueshëm nga sporti i boksit

0

Boksi nuk lë vend për tallje. Në ring gjithçka mund të marrë fund nga një grusht i vetëm. Pavarësisht natyrës së egër të këtij sporti, ka nga ata boksierë që hera herës fillojnë të zbaviten e ta lënë seriozitetin mënjanë.

Megjithatë një mësim i vlefshëm për të gjithë praktikuesit e këtij sporti vjen nga Anglia. Dueli midis anglezit Sem Maksuell dhe francezit Sabri Sediri rezultoi një spektakël i vërtetë. Të dy boksierët vinin të pamposhtur, por Maksuell ishte favorit për shkak të një CV-je më të mirë dhe faktit që dueli zhvillohej në Angli.

Gongu bie dhe francezi Sediri habit duke e rrëzuar kundërshtarin e tij në raundin e parë dhe të dytë, ndërkohë që dhe në disa raunde të tjerë ishte më dominuesi. Dueli shkon në raundin e 10-të e të fundit. Maksuell duket se nuk kishte asnjë shans dhe vetëm një nokaut mund ta shpëtonte, por Sebiri bën një gabim fatal duke e provokuar me lëvizje tallëse vetëm pak sekonda para se të binte gongu përfundimtar.

Një e djathtë e fuqishme e Maksuell e lë të shtrirë në tokë francezin, Sebiri ia del të ngrihet me vështirësi, por dallohet që trullosja është aq e madhe sa nuk i lë mundësi për të vazhduar duelin dhe gjyqtari i jep fund duelit duke akorduar nokaut teknik për anglezin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.