Video që po shokon botën/ Tani nuk flet për Milanin, Salvini tregon si u krijua Koronavirusi në laborator

Koronavirusi është kryefjala e momentit në gjithë botën, me pandeminë që është transferuar në zemrën e Europës. Ky virus vdekjeprurës na ka bërë që të jetojmë në një situatë surreale, atje ku janë mbyllur edhe të gjitha evinementet sportive, si asnjëherë më parë, madje as në periudhën e luftërave botërore.

Sa herë që flet Matteo Salvini, në Itali përbën lajm. Shumë herë e kemi hasur edhe në botën e sportit, ku ka treguar gjithmonë një ndjeshmëri të madhe për Milanin. Por këtë herë përbëjmë një përjashtim me natyrën e lajmit, pasi vjen prova më e fortë se Koronavirusi është krijuar në laborator dhe nga dora e njeriut.

Një emision italian “Leonardo” në vitin 2015 kishte parashikuar gjithçka me saktësi të frikshme. Atje flitet se bashkimi mes miut dhe lakuriqëve të natës, do të krijonte një supervirus, që do të quhej Koronavirus dhe do të ishte vazhdimi i SARS dhe se po zhvillohej në Kinë. Asgjë e sajuar dhe videon mund ta shihni më poshtë, ndërsa pikëpyetja më e madhe ngelet arsyeja se përse Italia nuk e mori kaq seriozisht, kur dinte gjithë historinë. /Sport Ekspres/