VIDEO/ Qazim Laçi shënon në Francë, si goli i famshëm i Hamdi Salihit ndaj Norvegjisë

Qazim Laçi po vazhdon të tregojë një formë fantastike me Ajacion në Francë, ndërsa objektivi është që në sezonin e ardhshëm të luhet në “Ligue 1”. Në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Lens dhe është në shifrat 1-0, goli ka ardhur pikërisht nga mesfushori shqiptar.

Në minutën e 12, Qazim Laçi ka realizuar në një mënyrë që është shumë e njohur për tifozët shqiptarë. Kjo pasi është identike me golin e shënuar nga Hamdi Salihit ndaj Norvegjisë pas skemës fantastike. Këtë herë ishte Laçi që i shkëputej bukur lojtarit kundërshtar që e markonte dhe duke dalë në qendër të zonës, nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë. /Sport Ekspres/