VIDEO/ Qazim Laçi nuk qendron “duarkryq”, lë gjurmë në fitoren dhe pretendimet për “Ligue 1”

Ajaccio ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur me rezultatin 0-2 Chambly. Në këtë mënyrë ekipi ku luan edhe Qazim Laçi mbetet pretendente kryesore për ngjitjen në elitën e futbollit francez, “Ligue 1”, duke marrë vendin e tretë.

Mesfushori dhe talenti që pritet t’i bashkohet Shqipërisë në takimet e radhës, është një titullar i padiskutueshëm. Jo vetëm që ka luajtur për 90 minuta, por është shpallur edhe si një nga lojtarët ë të mirë të takimit. Madje gjurmë do të linte edhe te goli i parë, teksa me pasimin e tij, Kalulu do të tundte rrjetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *