VIDEO/ Puthje dhe përfaqime në stërvitje nga Manaj: Shumë dashuri po vjen nga Shqipëria

Rei Manaj kthehet sërish protagonist në fushë të Albasete, por këtë herë në atë stërvitore. Në Spanjë është përhapur një video, që ka si aktor kryesor sulmuesin shqiptar. Momente nga seanca stërvitore e Manajt me ekipin spanjoll kanë tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve të Albasetes.

Sulmuesi kuqezi shfaq doza të larta dashurie për shokët e tij të ekipit, për të cilët nuk i kursen puthjet. Madje në Spanjë kanë nisur ta quajnë edhe si një dashuri të madhe që vjen nga Shqipëria. Megjithatë, Manaj duhet të japë më tepër se puthje në fushën stërvitore për të bindur trajnerin, si dhe për të rritur sa më shumë nivelin e tij, pasi në ndeshjen që është duke u zhvilluar, e ka nisur nga stoli. /Sport Ekspres/