VIDEO | PSG vijon marshimin, pesë shuplaka Montpelies

0

PSG ka marrë një tjetër triumf mbrëmjen e sotme, teksa ka luajtur ndeshjen e prapambetur ndaj Montpelies. Në “Parc des Princes”, parizienët janë treguar të pamëshirshëm, ku kanë fituar me shifrat 5-1.

Një ndeshje, e cila u zhbllokua në minutën e 13-të ng ai rikthyeri Kurzava. Miqtë arritën të baraspeshonin shifrat në minutën e 31-të, por Di Maria kaloi në avantazh përsëri PSG-në në fundin e pjesës së parë me një gol mjaft të bukur.

Në fraksionin e dytë, u shënuan dy autogola dhe në fund rrjetën e tundi dhe i zakonshmi Mbape, duke mbyllur gjithçka në 5-1. Tashmë, ekipi i Tuhel është në diferencë prej 15 pikësh nga ndjekësi më i afërt dhe marshon i qetë drejt titullit kampion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.