VIDEO | PSG pa rivalë në kampionat, shkëlqen Mbape

PSG vazhdon marshimin drejt titullit kampion dhe thyerjes së rekordeve. Djemtë e Tomas Tuhel mposhtën Nimesin në shtëpi me nga një gol për çdo pjesë loje, duke regjistruar fitoren e 22-të në kampionat. Nkunku dhe i zakonshmi Mbape ishin autorët e golave, që ngjisin PSG në kupton e 68 pikëve.

Kristofer Nkunku zhbllokoi ndeshjen pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Verrati dhuroi një asist të bukur dhe 21-vjeçari stopoi bukur dhe goditi menjëherë, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Kilian Mbape nuk e pati të vështirë të dyfishonte shifrat në mesin e pjesës së dytë. Ylli i PSG mori një asist nga Bernat dhe vulosi fitoren e kampionëve në fuqi. Sulmuesi nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutat e fundit.

Nkunku rikuperoi një top në mesfushë dhe pasoi për Mbapenë që gjeti golin e radhës. Dygolëshi i sotëm e ngjit 20-vjeçarin në kuotën e 22 golave në kampionat, duke kryesuar renditjen e golashënuesve më të mirë të Ligës 1. Nimes rikthehet te humbja pas fitores 2-0 kundër Dizhonit dhe qëndron e qetë në vendin e 11-të me 36 pikë.

PSG-Nimes 3-0
(Nkunku 40’, Mbape 69’, 89′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *