VIDEO | PSG merr fitoren e radhës dhe rikthen “të harruarin” Kurzaua

PSG është rikthyer të fitojë, pas humbjes së turpshme në kupë ndaj Guingamp. Kampionët e Francës mundën në transfertë me rezultatin 3 – 0 skuadrën e Amiensit. Kavani, Mbape dhe Markuinjos shënuan për parisienët.

Në këtë takim pati dhe një të veçantë, pasi në fushë u rikthye mbrojtësi Leivin Kurzaua, i cili për herë të fundit ishte aktivizuar në një ndeshje të “Ligue 1” në majin e vitit të kaluar.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 50 pikëve në kampionat, 13 më shumë se ndjekësit më të afërt të Lilës. Djemtë e Tomas Tuhel vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në kampionatin francez, teksa në18, PSG, nuk ka mundur të marrë fitoren në vetëm dy raste, ku u ndalën në barazim nga Bordo dhe Strasburgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *