VIDEO/ PSG e nis me festë dhe Nejmarin, por Ueah Jr i merr skenën!

E hap Nejmari, e mbyll Tim Ueah, i biri i të madhit Zhorzh Ueah… Në mes, një gol i Rabiot, që ende nuk ka vendosur të ardhmen dhe ka refuzuar sërish rinovimin… PSG e nis kështu kampionatin, me një fitore bindëse 3-0 ndaj Kaenit.

https://www.youtube.com/watch?v=LKZYfMXHf7I

Skuadra e Tuhelit, pas suksesit të thellë në Superkuëpën e Francës, merr 3 pikët e para në ndeshjen e parë të kampionatit për sezonin 2018-2019. Një spektakël në “Parc de Prince”, ku sigurisht Nejmar ka qenë protagonisti.

https://www.youtube.com/watch?v=LaE49-qhGKU

Por, historia më e bukur është e Tim Ueah, djalit të Zhorzh, që pikërisht Nejmarit i mori vendin në minutën e 82-të, duke festuar dhe më pas hequr fanellën dhe shpërthyer në festë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZeCjEWB4f6I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *