VIDEO | Provokimi pas finales, Nejmar godet tifozin

Të shtunën në mbrëmje PSG humbi finalen e Kupës së Francës pas gjuajtjes së 11-metërshave ndaj Renës. Në atë takim u kthye në fushë nga minuta e parë Nejmar, pas disa muajsh mungesë për dëmtim. Braziliani dha një kontribut të madh, sepse shënoi një gol të bukur dhe dha asist për supergolin e Dani Alvesh.

Megjithatë, nuk mjaftoi dhe PSG e mbyll sezonin me vetëm një trofe, titullin kampion. Pas ndeshjes, gjatë marrjes së medaljeve në tribunë, Nejmar u filmua duke goditur një tifoz. Duke u ngjitur drejt podiumit, braziliani u ndal dhe i kërkoi një tifozi të mos e filmonte, ndërsa më pas e goditi.

Në fakt, videoja e shpërndarë nga tifozi zbuloi arsyen e nervozizmit të Nejmarit: tifozi po ofendonte me radhë gjithë lojtarët e PSG-së, nga Bufon deri te Verrati, të cilin e quajti “racist”. Nejmar nuk i mbajti dot nervat duke dëgjuar tifozin që i thoshte “ik mëso të luash futboll”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *