VIDEO: Pritje pa fund, Manaj gjen formacionin dhe golin!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj më në fund është rikthyer te goli, por njëkohësisht edhe te formacioni titullar. 22-vjeçari nuk shënonte prej dhjetorit të shkuar, kundër Rajo Majadaondës, ndërsa në dy muajt e fundit nuk ka luajtur asnjëherë titullar. Megjithatë, Rajo Majadaonda qenka fatsjellëse për sulmuesin, i cili u kthye nga fillimi dhe shënoi sot në transfertën që Albasete e fitoi 3-2.

Manaj shënoi që në minutën e pestë dhe Albasete shkoi në avantazh 3-0 pas gjysmë ore lojë, por Rajo rihapi gjithçka në pjesën e parë. Gjithsesi, në pjesën e dytë asnjë gol dhe Albasete vijon të qëndrojë e treta në Segunda, 3 pikë poshtë Granadës.

Gjashtë gola në rreth 1000 minuta kampionat për Manajn, një bilanc i mirë, por natyrisht Manaj mund të bënte shumë më mirë në periudhën janar-prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *