VIDEO | Prishtina e Josës nuk e lëshon kreun, Trepça zgjidh gjithçka në limite

0

Prishtina ia ka dalë të mundë Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri”, falë golave të Meriton Korenicës në minutën e 58-të dhe Basit Khalid në minutën e fundit të kohës shtesë. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Mirel Josa merr sërish kreun e  “IPKO Superligës”, me një pikë diferencë nga ndjekësit e Ferronikelit.

Humbja ndaj Prishtinës konfirmon momentin negativ që po kalon skuadra nga Gjilani. Në katër takimet e fundit në kampionat, ekipi i Shpëtim Duros nuk ka arritur të dalë me tri pikët nga fusha e blertë.

Korenica 58′

Khalid 90+4

Trepça-89 ka marrë tri pikë të arta në përballjen e sotme ndaj Ballkanit. Skuadra mitrovicase vuajti jo pak në këtë takim, pasi goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutat e fundit të ndeshjes nga sulmuesi maqedonas Mirçesvksi. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Sabit Osmani shkon në vendin e shtatë, duke iu larguar përkohësisht zonës së play-out.

Prishtina 2 – 0 Drita
Shënues: 
Korenica 58′, Khalid 90+4′

Trepça-89 – Ballkani
Shënues:
Mirçevski 90+1′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.