VIDEO | Prezantohet Ferrari i ri, emri është special

Ferrari kërkon rikthimin te titulli kampion në Formula 1 dhe konstruktorët kanë punuar fort për të prodhuar një makinë kompetitive. Së fundmi është prezantuar makina re, SF90, me të cilën Sebastian Fetel dhe Çarls Lëklerk do të garojnë sezonin e ri.

Ngjyrat e kuq do të jetë sërish dominuese, ndërkohë që ka thyerje edhe me të zezën. SF90 si emër është vendosur për të përkujtuar përvjetorin e 90-të të “Kokëkuqes”. Këtë sezon do synohet të sfidohet Mercedesi, në mënyrë që t’i jepet fund “thatësirës” së trofeve.

https://www.instagram.com/p/Bt5pfPkHOiG/?utm_source=ig_web_copy_link

Luis Kamileri, shefi ekzekutiv i Ferrarit, tha: Ky vit është i rëndësishëm për të festuar përvjetorin tonë të 90-të. Sikurse dihet, skuderia Ferrari është krijuar në vitin 1929 në Modena. Është një arritje e madhe që ne vazhdojmë të frymëzohemi dhe të udhëhiqemi nga vizioni i themeluesit, Enzo Ferrari.

Ne e kuptojmë që si ekip ne mbartim shpresat, pritshmëritë dhe krenarinë e një kombi të tërë dhe të miliona tifozëve anembanë botës. Është një përgjegjësi që ne e mirëpresim. Sezoni i fundit ishte më i miri në 10 vitet e fundit, por sërish nuk arritëm të përmbushnim objektivat tona. Një periudhë e tillë pa trofe nuk është e lehtë të pranohet, por ju siguroj që ne shikojmë përpara me përkushtim dhe vendosmëri të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *