VIDEO | Prezantim super, Drita “blindon” portën

Drita ka realizuar goditjen e radhës në merkato. Klubi nga Gjilani ka afruar Faton Malokun, duke përforcuar portën. 28-vjeçari la Feronikelin verën e kaluar për t’u transferuar te Kukësi, por aventura me verilindorët nuk shkoi mbarë (vetëm 180 minuta aktivizim).

Gardianit, i cili është grumbulluar disa herë me përfaqësuesen e Kosovës, i përfundoi kontrata këtë verë dhe ai vendosi të rikthehet në shtëpi, jo më te Gjilani i tij i dashur, por tek ekipi i Dritës.

Cilësitë e Malokut nuk vihen në dyshim, ndërsa Drita “blindon” një nga repartet më specifike të skuadrës, që është porta. Klubi dardan e ka prezantuar afrimin me anë të një video shumë të bukur në faqen e saj zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *