VIDEO/ Predha e Qazim Laçit, Shqipëria ka “xhevahirin” edhe në Francë

Shqipëria mund të jetë e qetë për të ardhmen e saj të ndritur. Një brez i talentuar futbollistësh po lindin dhe janë gati për të përfaqësuar Kombëtaren me krenarinë më të madhe. Mes tyre futet edhe Qazim Laçit, futbollisti që luan me Ajaccion në Francë.

Gjithmonë e ka nisur si titullar me ekipin që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit francez. Ndeshjet kanë qenë të një niveli super të lartë, për të mbërritur edhe te goli i sotëm. Ajaccio është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Rodez. Ndërsa ka ende dhe pak minuta loje, nëse shifrat përfundojnë kështu, atëherë Laçi i jep ekipit vendin e parë. Goli i mesfushorit shqiptar ka ardhur në minutën e 56 që me një predhë të fuqishme, nuk i ka lënë asnjë shans portierit kundërshtar që të reagojë. Një “xhevahir” dhe emër i dëgjuar prej kohësh ndodhet në Francë dhe premton kaq shumë. /Sport Ekspres/