VIDEO/ Poshtërohen Fejenordi dhe Zeniti, çfarë leksioni!

Në një mbrëmje të futbollit evropian, mes 36 ndeshjesh, kanë rënë në sy dy humbje vërtet të pabesueshme. Po flasim për dy skuadra me emër dhe që kanë qenë pjesë e Champions League. Po flasim për Zenitin e Shën Pjetërburgut dhe Fejenordin, kampionin e holandës përpara dy sezonesh.

Në letër, duhet të ishte një shëtitje, në fushë është kthyer në një makth. Në turin e tretë kualifikues të Europa League, rusët dhe holandezët janë shkatërruar me të njëjtin rezultat jashtë fushe, duke e parë veten thuajse jashtë kompeticionit dhe do t’i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.

https://www.youtube.com/watch?v=xY8UB8LfQ5M

Kështu, si Zeniti, ashtu edhe Fejenordi, janë mundur 4-0 ndaj Dinamo Minskut dhe Trençinin. Pra, një ekip bjellorus dhe një sllovak kanë shkatërruar dy superfuqi, nëse mund të quhen kështu, në këtë pikë të kompeticionit, pasi morën pjesë vetëm në tur të tretë, në sajë të koeficientit të kampionateve përkatëse.

https://www.youtube.com/watch?v=RpPvAGCL_gc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *