VIDEO/ Portieri i çuditshëm në Turqi, dëshiron vetë të dalë nga fusha që në sekondën e 20

Një rast i rrallë ka ndodhur në elitën e futbollit turk, atje ku Konyaspori ka humbur me rezultatin 0-2 në shtëpi ndaj Matalyasporit. Por ajo që u vu re ishte dëshira e portierit vendas për të dalë nga fusha e blertë.

Ishte vetëm sekonda e 20 e takimit, atje ku Sekan Kiritili e dinte shumë mirë që kishte braktisur zonën e tij, por kjo nuk e ndali që të kapte topin me dorë. Pa asnjë dyshim të vetëm, arbitri i ka nxjerrë menjëherë kartonin e kuq. Kjo solli një detyrë më të lehtë për miqtë për të marrë tre pikët, ndërkohë në Turqi po flasin edhe për një ndeshje të trukuar nisur nga ky precedent, megjithëse pa prova reale. /Sport Ekspres/