VIDEO/ Polemikat me VAR-in pushtojnë edhe Chelsea-Tottenham, arbitri e bën baltë

Londra është ngjyrosur blu ditën e sotme, pasi derbi mes Chelsea-t dhe Tottenham-it është mbyllur me shifrat 2-1 për ekipin e Lampard. Nxënësi ia delo të fitonte përballë mësuesit dhe Mourinhos tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për përballjen e radhës. Fillimisht ishte Giroud që zhbllokoi rezultatin në minutën e 15, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë Alonso do të dyfishonte gjithçka. Një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt shifrat do të ngushtoheshin në 2-1, si pasojë e një autogoli nga ana e mbrojtësit Rudiger.

Por VAR-i nuk ka mundur të mos bëhet protagonist as ditën e sotme. Një ndërhyrje e gabuar nga ana e Lo Celso bëri që arbitri të ndalte lojën në minute e 52-të dhe më pas iu drejtua pamjeve nga sistemi VAR për të parë nëse kishte të bënte me një karton të kuq. Por pavarësisht goditjes drejt e në këmbën e Azpilicuetës, mesfushori argjentinas ia hedh paq këtë herë. Gjyqtari i habit të gjithë duke mos e ndëshkuar lojtarin e Spursave dhe një veprim i tillë ka sjellë edhe reagimin e tifozëve, që nuk arrijnë të kuptojnë përse nuk kishte një karton të dalë nga xhepi i kryesorit për këtë ndërhyrje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *