VIDEO | Polemika në Formula Uno, Hamilton fiton pas penalizimit të Vettel

0

Sebastien Vettel dhe Ferrari s’mundën të festonin vendin e parë në pistën kanadeze. Gjermani kaloi i pari vijën e finishit, por një penalizim me pesë sekonda nga komisarët e garës i dha Hamilton të vendit të dytë vendin e parë.

Shkak për këtë dënim u bë një dalje nga pista e Vettel, manovër kjo që për pak sa nuk shkaktoi një përplasje midis tij dhe Hamilton. Në përfundim të garës piloti gjerman u pa tejet i acaruar mbi këtë vendim.

Vendi i tretë në podium u mor nga piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc. Në përfundim të garës piloti anglez Hamilton u shpreh se nuk ishte kjo fitorja që ai dëshironte. Në krahun tjetër Vettel shfaqi pakënaqësinë e tij duke ndryshuar numrat në vendet ku pilotët e renditur në podium parkojnë makinat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.