VIDEO | Polemika e nerva, Milani përgatit derbin me 3 pikë të vuajtura

Milani konfirmon momentin e mirë që po kalon dhe merr një triumf mjaft të rëndësishëm në transfertë ndaj Kievos me shifrat 1-2. Fitorja e pestë radhazi kjo për kuqezinjtë, të cilët përgatiten në mënyrën më të mirë për derbin e javës së ardhshme ndaj Interit.

Ekipet e nisën kujdesshëm takimin, me Kievon që mbrohej duke pritur momentin dhe Milanin që nuk kërkonte të kalonte në aventurë që në fillim. Në minutën e 31-të erdhi dhe goli i parë i mbrëmjes, ku Lukas Bilja shënoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.

Vendasit e Kievos arritën të reagonin menjëherë, teksa vetëm 10 minuta më vonë, ishte Përparim Hetemaj, i cili vuri baraspeshën, duke çuar skuadrat drejt dhomave të zhveshjes në paqe, me shifrat 1-1.

Në fraksionin e dytë, Milani e nisi më ndryshe dhe në minutën e 57-të arriti të gjente përsëri avantazhin. Ishte i zakonshmi Piatek, i cili shfrytëzoi në maksimum një top të dhënë nga Samu Kastijeho për të mposhtur Sorrentinon. Gjithsesi, goli u kontestua jo pak, pasi pretendohej që Piatek kishte shkaktuar faull më parë.

Më pas, deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Milanin që mori tre pikë të arta, duke shkuar kështu në kuotën e 51 pikëve, pesë më pak se Napoli i vendit të tretë. Kievo nga ana tjetër, është thuajse e rënë në Serie B tashmë, pasi numëron vetëm 10 pikë në vendin e fundit.

Serie A | Java 27
Kievo – Milan 1-2
Shënues: 
Hetemaj 41’ / Bilja 31’, Piatek 57’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *