VIDEO | “Poker” përballë Spalit, Fiorentina nuk përmbahet

Fiorentina ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe ka arritur të sigurojë fitoren në transfertën kundër Spalit. 1-4 për ekipin e Piolit, që tashmë është ngjitur në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa vendasit mbeten në kuotën e 22 pikëve.

I zakonshmi Petanja kaloi Spalin në avantazh në minutën e 36-të. Fiorentina reagoi shumë shpejt dhe një minutë përpara fundit të pjesës së parë barazoi ndeshjen me anë të një goli të bukur të Fernandez.

Pjesa e dytë foli vetëm për miqtë, të cilët shënuan dhe tri herë të tjera në minutat e fundit. Veretout shënoi golin e avantazhit nga pika e penalltisë në minutën e 79-të, ndërsa pas dy minutash Simeone vulosi fitoren e ekipit të tij. Fiorentina gjeti sërish rrjetën në minutën e 88-të me anë të Gerson.

Ndeshja e gjashtë rresht pa humbje për ekipin viola në kampionat, ndërsa ky trepikësh e ka rikthyer në garë për një vend në kupat europiane.

Spal-Fiorentina 1-4
(Petanja 36’ / Fernandez 44’, Veretout (pen) 79’, Simeone 81, Gerson 88’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *