(VIDEO) “Poker” juventin në derbi, Dibala me notë “10”!

Nëse Barcelona dhe shumë skuadra të tjera do të bënin çmendurira për të, një motiv duhet të ketë, ashtu sikurse duhet të ketë edhe kur Juventusi është gati ta blindojë dhe i jep numrin “10”, aq sa edhe këtë kampiont janë golat e tij. Në fakt, në gjashtë ndeshje, me dopietën e djeshme, sulmuesi argjentinas shkon në kuotën e 10 golave, teksa derbi i Torinos është bardhezi, me meritë të plotë, në një përballje ku djemtë e Sinisha Mihajloviçit dorëzohen shumë shpejt.

https://www.youtube.com/watch?v=2Az-ArnVjsk

Në fakt, Dibala zhbllokon sfidën në të 14’, teksa Bazeli bën gabimin që në 14 minuta merr dy të verdha, duke dalë me të kuq. Në fund të pjesës së parë, Pjaniç realizon golin e dytë, teksa në pjesën e dytë, gjithçka shkon në dishezë për djemtë e Alegrit. Sandro i çon në tre shifrat, ndërsa Sirigu shmang goleadën, por jo golin e mbylljes, nga ai që hapi gjithçka: Paulo Dibala… 18 pikë në 6 ndeshje, ashtu si Napoli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *