VIDEO | Poker dhe eurogola, Bajerni në ndjekje të Dortmundit

Pasi siguroi vendin e parë në Champions, Bajerni i Mynihut nuk ka treguar mëshirë në transfertën me Hanoverit. Bavarezët fituan me një poker golash, duke i treguar Dortmundit se gara për titull do të jetë e zjarrtë deri në fund. Diferenca për momentin është gjashtë pikë, por verdhezinjtë kryesues presin Verder Bremen në orën 18:30.

Xhoshua Kimish hapi serinë e golave që në minutën e dytë, me anë të një goditje të bukur nga jashtë zonës. Dyfishimi ishte akoma më i bukur. Alaba vulosi fitoren në minutën e 29-të me një predhë nga jashtë zone. Eurogol i austriakut dhe 0-2 për Bajernin.

Djemtë e Kovaç nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Gnabri trefishoi rezultatin pas një veprimi të bukur në zonë, ndërsa Levandovski i dërgoi shifrat në katër në minutën e 62-të. Polaku shfrytëzoi një krosim të Kimish dhe shënoi golin e “pokerit” me kokë.

Kjo fitore e dërgon Bajernin në kuotën e 30 pikëve, duke ndarë vendin e dytë me Gladbahun, ndërsa vendasit renditen të fundit me 10 pikë. Në minutën e 62-të u fut në fushë dhe Florent Muslija për Hanoverin, por 20-vjeçari nga Kosova nuk mund të bënte asgjë, pasi takimi kishte marrë fund.

Në ndeshjet e tjera kishte festë vendasish në Shtutgart dhe Dyseldorf, ndërsa takimet Augsburg-Shalke dhe Hofenhajm-Gladbah u ndanë në barazim.

Augsburg – Shalke 1-1
(Gregorish 13’ / Kaliguri 52’)

Duseldorf – Fraiburg 2-0
(Aihan 55’, 79’)

Hanover – Bajern Mynih 0-4
(Kimish 2’, Alaba 29’, Gnabri 53’, Levandovski 62’)

Hofenhajm – Gladbah 0-0

Shtutgart – Herta Berlin 2-1
(Gomez 64’, 76’ / Mitellstad 38’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *