VIDEO / Pogba për rekord, sa shumë hapa në penalltitë e francezit

Penalltitë e Pol Pogbas po marrin vëmendje në mbarë botën për shkak të teknikës së veçantë të ekzekutimit. Mesfushori i Mançester Junajtid tregohet shumë i duruar në goditjet 11-metërshave duke bërë një numër të madh hapash, që e diferencojnë atë nga pjesa e tjetër e futbollistëve.

Në ndeshjen e së dielën ndaj Everton, Pogba kreu 26 hapa para se të godiste topin nga pika e bardhë, ndërsa në penalltinë kundër Jang Bojs, Pogba regjistroi 23 hapa. Trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, tha se nuk e ka problem këtë stil që përdor lojtari i tij në goditjet e 11-metërshave, pasi rëndësi për të ka që ta dërgojë topin në rrjetë.

 

Ndërkohë lojtari është tallur me debatin e madh që është shkaktuar nga penalltitë e tij të gjata, duke postur një video ironike në “Twitter”, ku ecën drejt makinës së tij me hapa të vegjël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *