VIDEO/ Pogba lumturon Murinjon, Junajtidi e nis për së mbari!

Zhoze Murinjo mund të buzëqeshë… Mançester Junajtidi e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe konfirmon se lideri për këtë vit do të jetë kampioni i botës, Pol Pogba, të cilit i është dorëzuar shiriti i kapitenit.

Pikërisht francezi shënoi golin e parë në Premier League për sezonin 2018-2019, me një 11-të metërsh.

Portugezi hedh në fushë formacionin më të mirë, teksa shija e hidhur e një merkatoje në hije, ku kërkoi shumë më shumë dhe mori shumë pak, mund të quhet e kaluar. Fitore jo fort bindëse në rezultat, por e merituar 2-1 ndaj Leisterit, në një “Old Trafford” të “veshur” si në ditët më të mira.

Entuziazëm, spektakël dhe dy gola, ku njëri ka ardhur në fund nga Luk Sho (goli i parë si profesionist), teksa skuadra “dhelprave” ka realizuar në fund me anë të të saporinovuarit, Vardi.

https://www.youtube.com/watch?v=5Xk_2lJpdH4

Arbitri ka vërshëllyer fundin, sigurisht, me gjithë gëzimin e Murinjos dhe të tijëve, që marrin 3 pikët e para.

Sakaq, për Junajtidin është fitorja e 17-të në ndeshjen hapëse në kampionatet angleze në tërësi, më shumë se çdo skuadër tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=fSqLAxL3R1c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online