VIDEO/ Po portieri çfarë bëri? Gafa e vitit nga Hradeki, Nojer jep asit për golin fantastik të Levandovskit nga distanca

Bajerni i Mynihut është kthyer në një makineri që shtyp këdo në Gjermani. Pas fitimit të kampionatit tashmë është pranë trofeut të radhës, Kupës së Gjermanisë. Nuk kishte si të mungonte në këtë finale një gol i Robert Levandovskit. Polaku ka shënuar të tretin për bavarezët, madje me një gol të veçantë.

Ishte një top i dërguar përpara nga Manuel Nojer që do të përfundonte në zotërimin e Levandovskit. Ky i fundit nuk e mendon dy herë të godasë. Edhe pse shumë larg portës, sulmuesi 31-vjeçar gjuan menjëherë topin, i cili në fund kalon edhe vijën fatale. E meritë këtu ka edhe portieri kundërshtar, i cili vjen me gafën e vitit. Topi erdhi drejt Hradeki, që nuk mundi ta presë siç duhet dhe e pa më pas të hynte në portë. Ndërkohë kujtojmë se ky është goli i 50-të në këtë sezon për Robert Levandovskin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *