VIDEO/ Po, Liverpuli është njerëzor! Klop merr humbjen e parë në “Premier League”, nga…vendi i parafundit

Liverpuli ka marrë humbjen e parë në këtë kampionat, duke u mundur me rezultatin 3-0 ndaj Watfordit. Një provë kjo që tregon se edhe të kuqtë në “Premier League” janë njerëzor dhe mund të bëjnë gabime, pavarësisht se ishin të pandalshëm deri në javën e 27 të kampionatit.

Plot 26 fitore dhe 1 barazim kanë djemtë e drejtuar nga Klop, ndërsa janë edhe 22 pikë larg Manchester Cityt, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Pra gjithçka mund të quhet e mbyllur sa i përket titullit kampion, pasi mrekullia duket e pamundur që të ndodhë.

Por ajo që bën disi habi, është se humbja erdhi kur nuk pritej. Nuk dështuan kundër Manchester City-t, Chelseat, Totenhemit, Manchester United, por e bën këtë gjë ndaj vendit të parafundit, Ëatford. Dopieta e Sarr në 6 minuta me nisjes e pjesës së dytë dhe goli i Deeney në të 72, i vulosën shifrat në 3-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *