VIDEO/ Po kthehej në meme, blerja e re e Barcelonës jep 2 asiste në 2 minuta në debutim 

Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Eibarit, atje ku 4 gola kanë ardhur nga ana e Mesit. Ylli argjentinas ishte në nivelin e tij më të mirë, ndërsa në realizimin e fundit personal ka dhuruar spektakël duke turpëruar kundërshtarët.

Ndërkohë vëmendje e madhe ishte për të parë sesi do të luante blerja e re e Barcelonës, Braithëate. Ky sulmues i blerë jashtë afatit të merkatos nga Leganesit, u turpërua gjatë prezantimit sa i përket mbajtjes së topit në ajër, duke dështuar keqazi.

I futur në minutën e 72 të takimit, në vendin e Griezman, prekja e parë e topit dhe krosimi i sulmuesit danez ishte tërësisht për t’u harruar. Por në minutat 87 dhe 89 do të jepte dy asiste për Lionel Mesin dhe Arthur, që i mbyllën shifrat në 5-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *