VIDEO/ Po kjo çfarë ishte? Sabitzer i çmend edhe komentatorët, realizon golin e vitit në “Champions”

Një gol i jashtëzakonshëm ka ardhur nga ana e Sabitzer në përballjen e Lajpzig ndaj Zenitit. E mbyllur në shifrat 2-1, kryevepra në fjalë vendosi edhe fatin e takimit për marrjen e tre pikëve.

Realizimi i shpikur tërësisht nga truri i lojtarit gjerman, që i dha harkimin e pabesueshëm topit, duke ia bërë thjesht të pamundur portierit të reagojë. Padyshim që ky mund të quhet goli më i bukur i këtij viti që na vjen nga “Champions League”, pasi do të jetë shumë e vështirë për t’u konkurruar. Ndërkohë goli në fjalë i Sabitzer ka çmendur edhe komentatorët e televizioneve gjatë punës së tyre në pasqyrimin e përballjes. Nga ana tjetër, Chelsea arriti të fitonte 0-1 në transfertë ndaj Ajaksit, falë golit në minutat e fundit nga Batshuaji. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/yecbro/status/1187076571976351750