VIDEO | Plas sherri pas fundit të pjesës së parë, Sasuolo mbetet me 10

Fundi i pjesës së parë mes Atalantës dhe Sasuolos nuk ishte aspak i qetë, me lojtarët e të dy skuadrave që u konfrontuan me njëri-tjetër. Për më tepër, në sherr u përfshinë dhe lojtarët e stolit dhe disa tifozë që i shpëtuan sigurimit.

Për rreth 4 minuta, forcat e sigurimit tentuan të ndalonin këtë sherr masiv që pushtoi fushën e blertë, ndëras gjyqtari kryesor i takimit qëndroi shumë i qetë, priti ftohjen e gjakrave dhe i tregoi kartonin e kuq vetëm Domeniko Berardit.

Sulmuesi i Sasuolos nuk i besoi syve, por vendimi i gjyqtarit dukej i prerë. Pamjet e përsëritura treguan se ishte pikërisht autori i golit të Sasuolos që nisi gjithçka, pasi goditi me kokë një lojtar kundështar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *