VIDEO: Plas festa në Amsterdam, Ajaksi është kampion!

0

Ajaksi ka lënë pas krahëve zhgënjimin e madh përballë Totenhemit, aty ku i iku nga duart finalja e Champions Ligës për punë sekondash.

“Harkëtarët” triumfuan përballë Utrehtit sot në shtëpi me rezultatin 4-1 dhe festuan fitimin e titullit kampion një javë para fundit të kampionatit. PSV befasoi me humbjen në transfertë përballë AZ Alkmarit dhe në Amsterdam nisi festa e madhe. Diferenca mes ekipeve është 3 pikë, por Ajaksi ka edhe një golavarazh +14 në krahasim me ekipin e Van Bomel, që do të thotë se gjithçka ka përfunduar.

Titulli i 34-ët në historinë e klubit të famshëm holandez. Ndeshja nisi keq për ta, pasi miqtë gjetën golin në minutën e parë. Klas Jan Huntelar dhe Van de Bek përmbysën rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Tadiç shënoi një dygolësh në të dytën për të vulosur fitoren me “poker” golash.

Festë e madhe, ndërsa kjo ishte ndeshja e fundit për Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt në stadiumin e Ajaksit. Mesfushori do të largohet drejt Barcelonës, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të përshkojë edhe kapiteni 19-vjeçar, pavarësisht se akoma nuk është zyrtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.