VIDEO | “Pistoleta” Piatek heq qafe Napolin, Milani fluturon në gjysmëfinale

Kristof Piatek debuton me Milanin si titullar dhe polakut i mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shënuar golin e pare me fanellën kuqezi. Aktualisht, po luhet ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku Milani ka përballë Napolin.

Milan kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, teksa mund pastër Napolin e Ançelotit me shifrat 2-0. Njeriu i mbrëmjes ishte padyshim Kristof Piatek, blerja më e re e ekipit kuqezi, i cili shënoi dopietë në debutimin e tij si titullar.

Në minutën e 10-të “pistoleta” Piatek, u tregua i vëmendshëm, teksa përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Napolit pas një topi të gjatë të Laksalt dhe i vetëm përballë Meret u tregua perfekt, duke çuar “San Siron” në festë. Debutim më të mirë as vetë Piatek nuk mund ta kishte ëndërruar.

Gjithsesi, polaku nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 27-të shënoi një tjetër gol, akoma më fantastik se goli i parë, duke shpalosur të gjithë aftësitë e tij individuale. Debutim më të mirë as vetë Piatek nuk mund ta kishte ëndërruar.

Në pjesën e dytë, Napoli e shtoi presionin, por Donaruma ishte në ditën e tij më të mirë, teksa priste çdo gjë që i vinte drejt portës. Kështu, Milan administroi në mënyrë perfekte deri në fund, duke kaluar në gjysmëfinale, ku pret fituesen e çiftit, Inter-Lacio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *