VIDEO | Piolin e “gjobitin” tifozët, ngjarja e pazakontë në Itali

Fiorentina fitoi ndeshjen e fundit kundër Spal me rezultatin 1-4, ndaj edhe trajneri Stefiano Pioli ka pasur arsye të buzëqeshë pas ndeshjes. Gjithsesi nuk ka mbetur gjithçka te gëzimi për fitoren, pasi pas ndeshjes tifozët e kanë “gjobitur” atë.

Të ndalur në një autogrilë, ultrasit e klubit vjollcë e kanë ngacmuar trajnerin e ekipit të tyre. Këngës “O Pioli, paguaji paninet”, trajneri i është përgjigjur menjëherë, duke i qerasur tifozët e pranishëm aty. Në market kishte ilaritet nga të gjithë pas ngjarjes së ndodhur. Pas fitoreve, Pioli me siguri nuk do kursehej në asnjë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *