VIDEO | Pike hutohet duke lexuar, shikoni çfarë i ndodh!

Barcelona rikthehet të luajë në “San Siro” kundër Interit pas tetë vitesh. Hera e fundit që këto dy ekipe përballen mes tyre në Champions në Itali daton me 20 prill të vitit 2010, kur Interi i Murinjos fitonte me rezultatin 3-1 për të humbur ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar në finale dhe fituar Champions-in e munguar në finalen përballë Bajernit të Mynihut.

Ekipi katalanas ka mbërritur në Milano për sfidën e mbrëmjes së sotme, ndërsa mbrojtësit Zherard Pike i ka ndodhur një episod i pakëndshëm.

Të gjithë lojtarët e Barçës kanë qenë duke dalë nga autobusi, mes tyre dhe Pike, i cili ka qenë më kufje në vesh dhe i përqendruar te një letër që mbante në dorë.

31-vjeçari nuk e ka patur mendjen dhe është përplasur me pasqyrën e autobusit, mes të qeshurave të tifozëve të pranishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *