VIDEO | Pesë minuta të çmendura në “San Siro”, Naingolan vendimtar për Interin

0

Interi ka marrë një fitore me peshë pasditen e sotme, teksa ka treguar karakter ndaj Sampdorias, në një ndeshje që përfundoi me shifrat 2-1. Të gjithë golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, brenda pesë minutave, me D’ambrosion dhe Naingolan, të cilët bënë të pavlefshëm golin e Gabiadinit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Interin, me zikaltrit që krijuan disa raste, por nuk arritën të konkretizonin si duhet para portës. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0. Në fraksionin e dytë, ekipet erdhën me fytyrë tjetër, me Interin që e shtoi presionin, por edhe Sampdorian që tentonte përpara.

Për të zhbllokuar sfidën, mendoi D’ambrozio, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të Ivan Perishiç, duke çuar shifrat në 1-0. Gjithsesi, festa e zikaltërve nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas tre minutash, ishte Gabiadini, i sapofutur në lojë, i cili barazoi shifrat.

Çmenduria nuk u mbyll me kaq, pasi Raxha Naingolan, u rikthye të ishte vendimtar për Interin e tij, duke shënuar golin e fitores në minutën e 78-të. Kështu, Interi merr tre pikë të arta dhe fitoren e tretë radhazi mes kampionatit dhe Europa League.

Serie A | Java 24
Inter – Sampdoria 2-1
Shënues:
D’Ambrosio 73′, Naingolan 78′ / Gabiadini 76′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.