VIDEO: Pesë gola në dy sfida, Kukësi në finalen e Kupës së Shqipërisë

Kukësi është në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi kaloi Skënderbeun në gjysmëfinale me rezultatin e pergjithshëm 2-5. Pasi e fituan ndeshjen e parë 2-1, verilindorët triumfuan edhe sot në Korçë, me rezultatin 1-3. Golat nga Rexhinaldo, autogol i Abazit dhe Rama, vendosën rezultatin e sfidës.

Blutë e drejtuar nga Ernest Gjoka e gjetën golin shumë shpejt, që në minutën e 19’, kur sulmuesi Rexhinaldo shënon me kokë. Pas një krosimi perfekt nga Rrumbullaku, mozambikasi i jep avantazhin verilindorëve. Në pjesën e parë, do të kishte kohë edhe për një gol tjetër.

3 minuta nga fundi, Abazi shënon një autogol dhe këtu mer fund praktikisht sfida. Në fillimin e së dytës, Bregu jep një shkëndijë, duke shënuar për Skënderbeun, por goli i Ramës në minutën e 58’ bëri që sfida të mbarojë para kohe. Kukësi do të përballet në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET
E mërkurë, 8 maj 2019, ora 17:00

SKËNDERBEU-KUKËSI  1-3 (1-2)
Bregu 47′ / Rexhinaldo 19′, Abazi (aut.) 42′, Rama 58′

SKËNDERBEU: Dajsinani, Dita, Radas, Pëllumbi, Abazi, Taipi (Mara 77′), Sibo, Bregu, Oto Xhon (Pervan 13′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli (Limal 59′), Rroca, Rama (Çyrbja 77′), Rexhinaldo, Shkurtaj (Dzaria 73′). Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Sibo 31’ / Rexhinaldo 14’, Rrumbullaku 20’

EPISODET – 

90’ – Mbyllet sfida në Korçë, Kukësi i bashkohet Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë

58’ – Goool Kukësi, shënon Rama. Sulmuesi i Kukësit ka hapësira të mëdha dhe i vetëm përballë portierit Dajsinani, nuk e ka të vështirë të shënojë. 1-3 për Kukësin dhe tashmë, verilindorët janë në finale

47’ – Gool Skënderbeu, shënon Bregu. Ashtu si në ndeshjen e parë, është sulmuesi vlonjat ai që shkurton diferencat, pas avantazhit të dyfishtë të Kukësit. Kualifikimi ende shumë larg

45’ – Mbyllet pjesa e parë në Korçë. Kukësi me një këmbë në finalen e Kupës

42’ – Goool Kukësi! Pas një aksioni model, verilindorët gjejnë golin e dytë. Rrumbullaku del sërish mirë nga krahu i majtë dhe krosimi i tij, përplaset në trupin e Abazit, që ështëi pafat dhe devijon sferën në rrjetën e tij

29’ – Çfarë sfide në Korçë! Bregu fillimisht humbet një rast të artë, ku thuajse me portën e boshatisur, e çon topin te duart e Frashërit, që e devijon në shtyllë. Në kundërsulm, Kukësi është shumë pranë golit, por Rexhinaldo humbet një shans të artë me kokë. Gjoka nuk iu beson syve

19’ – Goool Kukësi, shënon Rexhinaldo. Rrumbullaku jep një krosim perfekt nga krahu i majtë dhe sulmuesi mozambikas shënon me kokë, duke mposhtur Dajsinanin

14’ – Rexhinaldo shkëputet mirë nga mbrojtja dhe fiton duelin e shpejtësisë me Radash. Mozambikasi futet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari i thotë të ngrihet

13’ – Shtohen problemet për Skënderbeun, edhe Oto Xhon lë fushën u dëmtuar. Në vend të tij, Shehi aktivizon kroatin Pervan

7’ – Bregu provon me një gjuajtje me të djathtën në hyrje të zonës, por pa probleme për Frashërin, që neutralizon tentativën e numrin 23

1′ – Fillon takimi në Korçë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *