VIDEO | Përvjetori i golit më të çuditshëm në Superiore!

Fiks një vit më parë ndodhte një episod që në qytetin e Gjirokastrës nuk e kanë harruar. Në ndeshjen me Kukësin pësonin një gol për t’u mbajtur mend, jo për nga realizmi. Ishte minuta e 19-të e takimit dhe Sindrit Guri mori një top pas shpinës së mbrojtjes së Luftëtarit.

Një vërshëllimë nga shkallët e stadiumit ndaloi sulmuesin shkodran, i cili e ndali topin me gjoks dhe e la në tokë. U mendua se u sinjalizua për pozicion jashtë loje, por nuk ishte arbitri Andi Koçi ai që kishte vërshëllyer.

Beqiri shtyu pak topin me idenë për ta shkelmuar më pas, por duke parë arbitrin Guri pasoi për Bakajn. Ky i fundit nuk hezitoi dhe shënoi. Gjithçka e rregull, edhe pse lojtarët e Luftëtarit protestuan. Padyshim një nga golat më të çuditshëm të pësuar në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *