VIDEO/ Përshkrimi i rrallë i Guardiolës për gjeniun: Mesi e ka hartën pas 10 minutash

Guardiola ruan një vlerësim shumë të lartë për Lionel Mesin, njeriun me të cilin ngriti Barcelonën dhe perfeksionoi të famshmen “tiki-taka”. Pavarësisht se trajneri ka marrë drejtime të tjera të karrierës, vlerësimi nuk ka ndryshuar.

Mes emocioneve dhe fjalëve të zemrës ka folur së fundmi, madje duke treguar edhe një bisedë që bën me djalin e tij me yllin argjetinas që i ka falur aq shumë bukur futbollit.

“Kur unë e pashë Mesin, ishte ajo ndjesia e njëjtë si kur shihja Majkëll Xhordan. Ishte ajo ndjenja që nuk doja ta humbisja për asnjë sekondë. Tani është e njëjta gjë. Shpeshherë flas me djalin tim dhe i them: “Mos e humb këtë(Mesin) se ai do tërhiqet dhe nuk do e kemi më”, ka thënë Guardiola.

Ndërsa kur flitet për shpjegimin e lojës, trajneri i Manchester City shton: “Sheh gjithmonë majtas-djathas. Është i përfshirë në lojë. Pas 5-10 minutash e ka krijuar hartën e tij në mendje me hapësirat që do të sulmojë. Unë lëviz këtu, këtu, mund të gjej më shumë hapësira”. /Sport Ekspres/