VIDEO/ Përse e mbani ende Benzeman? Heshtje! Klasi i sulmuesit rrëzon Barcelonën nga kreu në La Liga

0

Nga Klaudio Ndreca

Përse e mbani Benzeman? Shpeshherë është kjo pyetja që shtrohet te Reali i Madridit, në ekipin që janë mësuar të shohin futbollistë që bëjnë veprime të magjishme. Benzema i ka më të pakëta këto veprime, por bënë një punë të jashtëzakonshme në majën e sulmit dhe që ndoshta për tifozët që shohin vetëm autorin e golit, është e padukshme.

Edhe njëherë tjetër ky sulmues ka treguar gjithë potencialin e tij në ndeshjen që Reali ka fituar me shifrat 0-1 ndaj Espanjolit, duke qenë shpatulla kryesore ku mbështet e gjithë skuadra. Në minutën e 45, Benzema ka futur bukur topin mes këmbëve të lojtarit kundërshtar duke i dhuruar Kasemiros mundësinë e artë për ta dërguar topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore, Reali ka rrëzuar Barcelonën nga kreu i La Ligas dhe madrilenët kanë dy pikë më tepër. Ndërkohë katalanasit gabuan në ndeshjen e tyre teksa nuk shkuan më tepër se barazimi 2-2 ndaj Selta Vigos. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.