VIDEO | Përplasje në fushë dhe jashtë saj: “Levandovski mashtrues!”

Ndeshja mes Herta Berlinit dhe Bajernit të Mynihut pati shumë polemika, me dyshen Levandovski-Rekik në qendër të një përplasjeje, e cila solli karton të kuq për mbrojtësin holandez.

Sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut, Robert Levandosvki tha pas ndeshjes: “Ishte karton i kuq i pastër. Ai më kishte shumë pranë dhe më shtyu qëllimisht”.

Nuk ka vonuar reagimi i mbrojtësit Rekik, i cili tha i acaruar: “Jam shumë i zhgënjyer nga deklarata e tij. Ai është lojtar i madh, por në këtë rast po gënjen. Nuk ka arsye pse të mashtrojë. Do doja ta shihnim sërish së bashku atë skenë. Kur unë marr karton të kuq, shkoj në dhomat e zhveshjes dhe nuk flas. Nuk ka arsye pse ai të flasë ashtu”.

“E kam parë dhjetë herë skenën. Për mendimin tim, ai më goditi qëllimisht në fytyrë. Më pas unë e shtyva lehtë dhe ai ra sikur ta kishte goditur Majk Tajson”,- u shpreh mbrojtësi i Hertës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *